8 Dhjetori njihet si Dita Kombëtare e Rinisë.
Më 8 dhjetor Shqipëria kujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend.
Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të protestave që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Të organizuar ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ drejt qendrës së Tiranës. Me thirrjet “Liri Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike, ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës si dhe integrimin në Europë.