Aktualitet

FOTO HISTORIKE/ 33 vite më parë, Blendi Fevziu mes studentëve: Një ditë magjike si kjo!

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ 33 vite më parë, Blendi Fevziu mes studentëve:

“Një ditë magjike si kjo. 20 Shkurt 1991. 33 vjet më parë”

Gazetari dhe drejtuesi i njohur i emisionit Opinion, Blendi Fevziu, ka ndarë për publikun një postim të cilin e ka publikuar 3 vite më parë, teksa ai shihet mes studentëve më 20 shkurt, në ditën e rrëzimit të monumentit që çoi në rënien e regjimit.  

Rrëzimi i bustit te Enver Hoxhës më  20 shkurt 1991 mbetet padyshim një ndër ngjarjet më të spikatura, që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist, në Shqipëri.

FOTO HISTORIKE/ 33 vite më parë, Blendi Fevziu mes studentëve:

Kishte vetëm dy muaj që ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, më 31 mars 91.

Revolta popullore kishte nisur me protestat e studenteve, në dhjetorin e vitit 1990, për t’u përhapur më pas në çdo qytet të vendit.

Rrëzimi i busteve të diktatorëve komunistë kishte nisur në Shkodër me rrëzimin e bustit te Stalinit.

FOTO HISTORIKE/ 33 vite më parë, Blendi Fevziu mes studentëve:

Një natë para shembjes së bustit që ishte vendosur në qendër të Tiranës, një grup i madh studentësh vendosën të futen në grevë urie duke ngritur një sërë kërkesash dhe duke përcaktuar një sërë kushtesh drejtuar qeverisë së PPSH-së.

Mes kërkesave ishte edhe heqja e emrit Enver Hoxha, nga institucionet publike, sidomos nga Universiteti i Tiranës, me të cilin emri i tij nuk kishte asnjë lidhje.

FOTO HISTORIKE/ 33 vite më parë, Blendi Fevziu mes studentëve:

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH