Aktualitet

FOTO/ Flamuri shqiptar ngrihet në New York/ Kryetari i bashkisë Eric Adams pjesë e ceremonisë për 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Flamuri shqiptar ngrihet në New York/ Kryetari i bashkisë Eric

Me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në New York është zhvilluar një ceremoni, me praninë kryebashkiakut Eric Adams.

Në faqen zyrtare të bashkisë së New York, shkruhet se eventi nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon për të ardhmen e tij.

Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili thotë se ‘shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë krenar kudo ku ndodhen’.

Postimi i Bushatit

Ngritja e flamurit shqiptar me Eric Adams, kryetarin e Bashkisë së NYC, #ËallStreet, në mes të ‘kryeqytetit’ të botës.

Festat e Nëntorit janë një moment krenarie për çdo shqiptar, duke na kujtuar historinë dhe sakrificat tona për liri.

Në këtë frymë, festuam #bashkë me komunitetin shqiptar në #USA & me personalitete si Imam Tahir Kukaj, Mark Gjonaj, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha dhe Suela Janina, të cilët janë ambasadorë të shkëlqyer të kombit tonë.✨

Shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë #krenar kudo ku ndodhen!

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH