Njihet miqësia e ish presidentit Ilir Meta dhe aktorit të humorit, Bes Kallakut. Ashtu sikurse njihet edhe dëshira e Metës për të vizituar natyrën.
Meta ka prezantuar para publikut, Besin e Tropojës, për të cilin thotë se ka lindur me çorape.
“Bashkë me Besin e Ijes më në fund takuam një njeri që ka lindur me çorape, Besin e Tropojës.
Deri tani kemi dëgjuar për njerëz që lindin me këmishë!
Çfarë nuk ndodh në Alpet tona!