Aktualitet

FOTO-EMRI/ Kjo është gruaja e zhdukur me fëmijët! Mister shkaqet e ngjarjes tronditëse, merren në pyetje familjarët

Shkruar nga Liberale
FOTO-EMRI/ Kjo është gruaja e zhdukur me fëmijët! Mister

Gruaja në foto është Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët e saj, të raportuar të zhdukur prej tre ditësh.

Ditën e sotme njëri prej fëmijëve është gjetur i pajetë në lumin Drin nga një peshkatar. Sipas informacioneve, fëmija ka shenja dëmtimi në pjesën e fytyrës. Ndërkohë, dyshohet që edhe nëna me dy fëmijët e tjerë të kenë humbur jetën.

Polumbarët e forcave RENEA po bëjnë kërkime për trupat e tre personave të tjerë ndërkohë që policia ka ndaluar bashkëshortin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Janë ende të paqarta arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërsa po merren në pyetje familjarët për të mësuar më shumë detaje, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH