23-vjeçarja shqiptare, Artiola Meksi, që ishte zhdukur që prej 11 shtatorit në Selanik, është gjetur shëndoshë e mirë.
Sipas një komunikate të “Buzëqeshjes së Fëmijës”, 23-vjeçarja Artiola Meksi është gjetur e shëndoshë, duke i dhënë fund ankthit të njerëzve të saj që e kërkonin.
Me ndihmën e një qytetareje të sensibilizuar, e reja shqipatre ka arritur të kontaktojë me të afërmit e saj dhe të kthehet e sigurtë pranë familjes.