Aktualitet

FOTO E DITËS: Helena Kadare vizitë në shtëpinë e akademikut Rexhep Qosja!

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Helena Kadare vizitë në shtëpinë e

Helena Kadare ishte për vizitë në shtëpinë e profesor Rexhep Qosjes në Prishtinë.

Në mikpritjen e ngrohtë të familjes Qosja, ata kujtuan takimin e parë në Lidhjen e Shkrimtarëve rreth viteve 1970, ndërsa qeshën me faktin se nga ai takim pasi profesor Qosja ishte njeriu i vetëm në Shqipëri që iu lejua ta mbante mjekrën.

Kjo pasi turistëve të huaj, u duhej ta hiqnin mjekrën në momentin e ardhjes në Aeroportin e Tiranës, ndërsa ishte vendosur një berber të veçantë për këtë proces.

Kadare dhe Qosja folën për drekën e fundit që kishin ngrënë së bashku në Prishtinë, me rastin e Panairit të Librit në vitin 2000, shoqëruar me ëmbëlsirat e bashkëshortes së profesor Qosjes, e cila nuk jeton më.

Takimi mes Helena Kadaresë dhe Rexhep Qoses përcjell shumë mesazhe dhe shumë përgjegjësi për të ardhmen e vlerave mbarë shqiptare. Një takim që gëzon, që ngroh, një takim si urim. Bashkë më mirë, bashkë më të mirë!

Kjo është ajo që ka bashkuar ngahera Kadarenë dhe Qosjen, besimi te bashkimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH