Aktualitet

FOTO E DITËS: Vajza e Zef Brozit bën krenar të atin, diplomohet me rezultate të larta në SHBA (nis punë së shpejti në gjykatë)

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Vajza e Zef Brozit bën krenar të atin, diplomohet

Vajza e Zef Brozit, ish-kreut të parë të Gjykatës së Kasacionit në Shqipërinë demokratike, ka zgjedhur të ndjekë gjurmët e të atit në profesion

Vajza e Zef Brozit, ish-kreut të parë të Gjykatës së Kasacionit pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ka zgjedhur të ndjekë gjurmët e të atit në profesion.
Peggy është diplomuar me rezultate të larta për juridik dhe në gusht do të nisë punë në një gjykatë në Virxhinia, konfirmon Zef Brozi, i cili po ashtu shprehet krenar për të bijën e tij.

‘Më 11 maj 2024, vajza ime e mrekullueshme Peggy mori diplomën e saj Juris Doctor (gjyqtare) me rezultatet shumë të mira (Cum Laude) në Universitetin George Mason, në Shkollën Juridike Antonion Scalia. Jam i bekuar dhe shumë krenare për të. Në gusht ajo fillon të punojë në një gjykatë në Virxhinia’- shkruan Zef Brozi në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH