Aktualitet

FOTO E DITËS: Samiti mbyllës i SEECP sot në Tiranë, Shqipëria gjithnjë e më afër BE-së

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Samiti mbyllës i SEECP sot në Tiranë,

 Në Tiranë u zhvillua sot Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), nën drejtimin e Presidentit Bajram Begaj. Ai theksoi përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për paqen dhe zhvillimin ekonomik.

Në samit morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë nga 13 vende anëtare të SEECP-së, si dhe përfaqësues të BE-së dhe institucioneve rajonale. Tema e samitit ishte “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE”.

FOTO E DITËS: Samiti mbyllës i SEECP sot në Tiranë,

 Për shkak të masave të sigurisë, policia njoftoi bllokime të përkohshme të disa rrugëve kryesore të kryeqytetit, në orare të caktuara sipas lëvizjes së delegacioneve.

Shqipëria përmbyll presidencën njëvjeçare të SEECP-së, duke ia kaluar drejtimin Bullgarisë për vitin e ardhshëm.

/S.B/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH