Aktualitet

FOTO E DITËS: Protestuesit e opozitës përplasen me qytetarët pas bllokimit të rrugës

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Protestuesit e opozitës përplasen me qytetarët

Një incident ka ndodhur këtë të premte, kur një qytetar është përplasur me protestuesit që bllokuan rrugën në orën 11:00, ndërsa po protestojnë para Bashkisë së Tiranës. 

Dhe sipas protestuesve, Policia nuk ka marrë masa për të devijuar trafikun, ndonëse ishte e njoftuar për tubimin.

Më pas kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë që përpiqeshin të kalonin nëpër zonën e bllokuar.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa drejtues të PD, prezentë në tubim kanë akuzuar policinë për provokimin e protestuesve, duke mos garantuar qarkullimin e mjeteve në zonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH