Portreti i Nënë Terezës është punuar në fasadën e burgut të Vlorës, në prag të ditës së shenjtërimit.
Ajo çka e bën të veçantë këtë është fakti se autor i murales është një person i cili vuan dënimin prej 6 muajsh në këtë institucion.
35-vjeçari nga fshati Trevllazër që vuan dënimin për bimë narkotike, po punon edhe vepra të tjera, si një mënyrë kjo për intergrimin e personave të tillë në shoqëri dhe komunitet.
Theksojmë se ky vit përkon me 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, u shndërrua në Shën Tereza, nga Papa Françesku në Vatikan. Në ceremonitë e shenjtërimit morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.