Aktualitet

FOTO E DITËS/ Po u asfaltohet rruga, banorët në Buçimas ngrihen në protestë: Nuk ka transparencë për projektin!

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS/ Po u asfaltohet rruga, banorët në Buçimas

Disa problematika teknike në realizimin e projektit për sistemimin dhe asfaltimin e disa rrugëve të njësive administrative Buçimas, Pogradec ka bërë që banorët e fshatit Gështenjas të ngrihen në protestë.

Sipas tyre një nga shqetësimet kryesore është mungesa e informacionit të detajuar, lidhur me projektin, duke përfshirë parametrat e investimit, vlerën e tij dhe afatet e realizimit.

Banorët u shprehën se në hyrje të fshatit nuk është afishuar projekti, çka ka krijuar konfuzion dhe pasiguri tek ata.

Ndërkohë nga ana tjetër, në terren ka zbritur edhe, inxhinierja e punimeve e cila është në dijeni të shqetësimit të banorëve ku ka theksuar se projekti është riparuar dhe janë bërë disa ndryshime për të përmirësuar cilësinë e punimeve.

Ky projekt për sistemimin dhe asfaltimin e disa rrugëve të njësive administrative Buçimas ka nisur në Maj të vitit 2023.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH