Aktualitet

FOTO E DITËS: Organizatorët e protestës së opozitës nuk humbin kohë, nisin punën për përgatitjen e skenës, vendosin gardh metalik

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Organizatorët e protestës së opozitës nuk

Ashtu siç edhe është paralajmëruar më herët, mbrëmjen e sotme pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike në orë 20:00.

Organizatorët nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur punën për vendosjen e infrastrukturës, ndërsa është vendosur gardhi metalik rrethues rreth podiumit.

Demokratët kanë bërë thirrje në vijimësi për pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve në protestë.

Sali Berisha pak ditë më parë bëri thirrje të gjithë struktuarve të PD-së, duke thënë se "11 Korriku duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë Tirana" dhe se "duhet bërë gjithçka është e mundur që për mobilizimin e çdo anëtari e simpatizanti të PD". 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH