Aktualitet

FOTO E DITËS: Me pranga në duar dhe policët që e mbajnë për krahu, momenti kur ish-ministri Ilir Beqaj mbërrin në Kuvend

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Me pranga në duar dhe policët që e mbajnë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj la qelinë për pak kohë për t’u paraqitur në Kuvend, pasi do të dëshmojë sot në komisionin e posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it.

Theksojmë se koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë u firmos në 2015 dhe iu dha nga ministria e Shëndetësisë kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku biznesmeni Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH