Një zonjë në Himarë nuk është lejuar të votojë në qendrën e votimit në Palasë për shkak se i kishte skaduar karta problematikë kjo e cila po shoqëron procesin zgjedhor.
Raportohen dhjetra raste të ngjashme ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara rregullorja parashikonte që të votohej edhe nëse kishte skaduar karta e identitetit.
Gruaja në foto ka debatuar me anëtarët e qendrës së votimit teksa iu mohua e drejta e votës.
Kujtojmë se kjo problematike me kartat e skaduara është hasur në disa qendra votimi në Himarë, ndërsa ka pasur edhe një reagim nga KQZ.