Andrew Bode u shfaq sot i tensionuar dhe me duart në kokë teksa qëndronte pas kafazit të qelqtë, ku po priste vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të.
Bode u arrestua të mërkurën nga forcat RENEA gjatë operacionit të koduar “Plani”, pas dy vitesh arrati.
Ai akuzohet për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. Konkretisht Bode akuzohet se ka vrarë biznesmenin nga Saranda Edmond Papa në vitin 2022.