Aktualitet

FOTO E DITËS: Kush është gruaja italiane, të cilën e kapi një ‘plumb qorr’ në mes të Tiranës (gjatë ndërrimit të viteve)

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS: Kush është gruaja italiane, të cilën e

Kjo është 52 vjeçarja italiane që u plagos nga një plumb qorr në natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Agata Carbonara do të transferohet në Itali, për t'u kuruar pas plagosjes. Kjo për arsyen se familja e saj nuk pranon që 52 vjeçarja ti nënshtrohet operacionit në Tiranë, por kërkojnë që plumbi t’i hiqet në Itali.

52-vjeçarja italiane, Agata Carbonara e cila u plagos nga 1 plumb qorr në 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit.

Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe i ka rënë në qafë. Më vonë rezultoi se bëhet fjalë për plumb.

Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi. Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës por akoma nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH