Aktualitet

FOTO E DITES/ Zyrtari i lartë Amerikan brenda SPAK, Dumani i tregon dosjet stivë të korrupsionit

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITES/ Zyrtari i lartë Amerikan brenda SPAK, Dumani i tregon dosjet

Përveç lajmeve të bujshme për goditjen e krimit të organizuar e zyrtarëve të lartë, ajo çfarë ndodh brenda ambienteve të SPAK është vështirë të shihet nga syri i publikut.

Nëse nuk je nën hetim, i thirrur për të dëshmuar, apo pjesë e drejtësisë është e vështirë të dish se çfarë ndodh brenda kësaj godine dhe të rralla janë pamjet që ‘rrjedhin’ nga brenda zyrave ndonëse para saj qëndrojnë me dhjetëra kamera gazetarësh.

SPAK është institucioni i drejtësisë me vëmendjen më të madhe, por fotot brenda zyrave tregojnë edhe punën e madhe që kanë mbi supe ‘prokurorët e momentit’.

Ka qenë ambasada e SHBA-së që ka ndarë disa foto gjatë vizitës së ndihmës sekretarit amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson. Në foto shihen edhe dosjet stivë në zyrat e SPAK, teksa kryeprokurori Altin Dumani ia tregon zyrtarit të lartë amerikan.

Ambasada shkruan se Robinson riafirmoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi.

“Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, u takua sot me shefin e SPAK-ut, Altin Dumani, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara për të mbështetur udhëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE përmes sundimit më të fortë të ligjit dhe rritjes së transparencës gjyqësore”, shkruan ambasada.

Ndihmës Sekretari amerikan Todd Robinson në viztën dyditore në Tiranë zhvilloi një takim krerët e institucioneve ligjzbatuese në vend ku garantoi mbështetjen për reformën në drejtësi, që e cilësoi të guximshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH