Sociale

FOTO/ Dallimi me Dumresë së vitit 1984 dhe Toskanës së ditës së sotme!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Dallimi me Dumresë së vitit 1984 dhe Toskanës së

Janë pamje që afron Dumreja e vitit 1984.

Në një kohë kur po flitet gjithnjë e më shumë për zhvillimin e turizmit, askush nuk flet për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Në vend të zhvillimit dhe gërshetimit të këtij sektori me turizmin, sot duket sikur nuk kemi as vizionin që kishim në periudhën e regjimit komunist. Kohë kur ishim të izoluar dhe të huajt e kishin të ndaluar të vizitonin Shqipërinë.  

Juristi Kreshnik Spahiu e ka ndarë foton e vitit 1984 nga Dumreja, e cila u publikua në rrjetet sociale, si një foto nostalgjike, mbi mrekullitë që kishim dikur dhe për çudi në vend që t'i zhvillonim, i shkatërruam.

“Belsh 1984, Toscana shqiptare”, shkruan kreshnik Spahiu, krahas fotos. Duket sikur dallimi mes Dumresë dikur dhe Toskanës sot është thjesht koha. 

Ja çfarë shkruajnë mediat italiane sot, krahas pamjeve që vijnë nga Toskana?

FOTO/ Dallimi me Dumresë së vitit 1984 dhe Toskanës së

Konfirmimi i tendencës pozitive për pushimet rurale në të gjithë vendin janë të dhënat e mbledhura nga Feries – lider italian në akomodimet johotelore online – në lidhje me parashikimet e udhëtimeve për fundjavën e Pashkëve përmes dy portaleve Agriturismo.it dhe CaseVacanza.it.

Ndër rajonet e preferuara nga përdoruesit që kanë zgjedhur një qëndrim ekstra-urban janë Toscana në vend të parë, e ndjekur nga Umbria (me rritje të fortë krahasuar me 2023 me 58% më shumë kërkime) dhe Lombardia. Sipas Feries, kohëzgjatja mesatare e qëndrimit për pushimet e ardhshme është pesë netë për një kosto prej rreth 530 euro për 4 persona. Në veçanti, agroturizmi po shfaq një  interes të fortë nga turistët e huaj (me 45% të kërkesave) dhe një rritje të pranisë së grupeve prej të paktën 10 personash (+5% krahasuar me 2023).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH