Edmond Veseli, 56 vjeç, banor i lagjes nr. 2 në qytetin e Krujës është zhdukur prej 6 ditësh dhe familja po kërkon ndihmë për gjetjen e tij.
Sipas familjarëve, Edmondi, i njohur ndryshe si “Edi i Derexhikut” (pasi shet tek Pazari i Vjetër), është parë për herë të fundit më 30 nëntor, rreth orës 14:30, pranë gjimnazit të Krujës.
Pasi ai u zhduk, familja bëri denoncim në Policinë e Krujës 24 orë më vonë, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat konkret për gjetjen e 56-vjeçarit.
Mes të tjerash familja thekson se Edmondi nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka konflikte me asnjë person, çka e bën të paqartë arsyen e zhdukjes. Telefoni i tij është i fikur që nga e shtuna, dita kur humbi kontaktet.