Aktualitet

“Fleta do i dorëzohet vetëm votuesit”/ Celibashi për votën e emigrantëve: Asnjë familjar nuk do e prekë

Shkruar nga Liberale

“Fleta do i dorëzohet vetëm votuesit”/ Celibashi për

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka folur ditën e sotme për votën e diasporës, duke dhënë detaje të mëtejshme për rregulloren e këtij procesi.

Celibashi tha se fleta e votimit do t’i dorëzohet vetëm votuesit në dorë dhe jo familjarëve të tij, teksa në rastin kur votuesi nuk rezulton atje ku ka adresën, pas tentativës së katërt do t’i kthehet KQZ-së. Ilirjan Celibashi u shpreh se në lidhje me këtë KQZ do të marrë informacion në kohë reale, si nëpërmjet shërbimit postar, ashtu edhe nëpërmjet PER.

“Ajo që garantoj me siguri të plotë është një fleta e votimit që KQZ do ti dërgojë çdo votuesi, do t’i mbërrijë votuesit në dorë. Nëse rezulton se votuesi nuk është atje ku ka adresën, pas tentativës së 3-4 sepse nuk e di si do të jetë termi kontraktual me operatorin e shërbimit postar, fleta e votimit do të kthehet në KQZ.

Është pak po e sigurt që fleta e votimit do t’i dorëzohet në dorë vetë zgjedhësit, asnjë prej familjarëve të tij që banojnë në adresën përkatëse.

Se çfarë do të bëjë zgjedhësi me fletën e votimit nuk di ta them, por gjithkush mund të spekulojë si të dojë. Fleta e votimit do t’i dorëzohet çdo votuesi personalisht në dorë dhe për këtë KQZ merr informacion në kohë reale, si nëpërmjet shërbimit postar si edhe nëpërmjet PER. Nëpërmjet këtij informacioni kuptojmë mbi fatin e fletës së votimit.”– tha Celibashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH