Aktualitet

Flakët "përpijnë" banesën në Korçë, dërgohet në spital me djegie të rënda në turp pronari i shtëpisë

Shkruar nga Liberale

Flakët "përpijnë" banesën në

Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit, ndërsa nga zjarri ka pësuar djegie trupore pronari i banesës, shtetasi K. Zh., rreth 89 vjeç.

Gjithashtu probleme me frymëmarrjen ka paraqitur edhe 47-vjeçarja me iniciale B.B, e cila kujdesej për të moshuarin.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale."- njofton policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH