Aktualitet

Finiqi dhe Dropulli "në luftë me flakët", mbërrijnë dy avionë nga Greqia për ndihmuar në shuarjen e zjarreve

Shkruar nga Liberale

Finiqi dhe Dropulli "në luftë me

Dy avionë të llojit “Canadair” nga Greqia kanë ndërhyrë nga ajri për fikjen e zjarreve në Dropull dhe Finiq.

Kështu bë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se avionët grekë vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura.

"Dy avionë të Canadair sapo kanë nisur një ndërhyrje ajrore për të shuar flakët në Dropull dhe Finiq.

Avionët grekë vijnë si mbështetje për Shqipërinë nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe bashkohen me përpjekjet e Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, personelit të emergjencës civile dhe strukturave lokale që kanë luftuar flakët atje prej 2 ditësh.

Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për t'i sjellë avionë qeverisë #italiane dhe asaj #kroate", shkruan Peleshi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH