Aktualitet

Vendimi për mandatin/ Fredi Beleri “lë qelinë” sot, shoqërohet nga forca të shumta sigurie në ambientet e KQZ

Shkruar nga Liberale

Vendimi për mandatin/ Fredi Beleri “lë qelinë” sot,

Fredi Beleri është shoqëruar paraditen e sotme në ambientet e KQZ, ku në orën 10: 30 do të mbahet mbledhja për shqyrtimin e mandatit të tij, si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. 

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka shtyrë një ditë më parë vendimin për mandatin Fredi Belerit, i cili është shoqëruar sot nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit, ku dhe po  vuan dënimin për blerje votash, për të qenë prezent fizikisht në seancë.

Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 10:30, me kërkesë të avokates dhe përfaqësueses së tij ligjore.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin e tij të paligjshëm e politik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH