Sociale

Farmacistja: Po shtohet shitja e pilulave kundër shtatzanisë, ata që i blejnë më shumë janë...

Shkruar nga Liberale

Farmacistja: Po shtohet shitja e pilulave kundër shtatzanisë, ata

Farmacistja Nerisa Veizaj është shprehur se kohët e fundit po shiten shumë pilulat kontraceptive 72 orëshe.

Komentet Veizaj i bëri në një lidhje në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se këto pilula blihen më shumë nga të rejat, mbi moshën 18-vjeçare.


Ajo shtoi gjithashtu se janë të pakta 16-17 vjeçaret që blejnë këtë pilulë, për t’u mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara.

Veizaj tha se shumë klientë shkojnë në farmaci dhe kërkojnë suplemente që t’i ndihmojë nga infertiliteti.

“Fillojnë dhe kërkojnë një suplement që t’i ndihmojë te infertiliteti. Këto suplemente përmbajnë bitaminat B6, B12, Zink, etj. Këto janë suplemente që mund t’i sugjerojmë edhe ne si farmacistë. Kontraceptivët plan B ose morning aftër Pill shitet goxha, është pilula 72 orëshe. Kryesisht moshat e reja. Mendoj mbi 18-vjeç, janë shumë pak adoleshentët 16-17 vjeç”, tha Veizaj.

Poll
SHQIPENGLISH