Aktualitet

Çfarë po ndodh? Mjeku i spitalit privat refuzon të plotësojë RAPORTIN për gjendjen e 14-vjeçarit që vrau Martin Canin

Shkruar nga Liberale

Çfarë po ndodh? Mjeku i spitalit privat refuzon të

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar sot në spitalin privat, ku ndodhet prej disa ditësh tashmë Mario Perlleshi, i mituri që akuzohet për vrasjen e Martin Canit.

Sipas gazetares Anila Hoxha, mjeku që po merret me trajtimin e 14-vjeçarit, ka refuzuar ditën e sotme të plotësojë raportin për gjendjen shëndetësore të të miturit.

Ditën e sotme, për herë të dytë, një grup i përbërë nga pesë persona ka shkuar në spitalin privat ku mbahet i mituri. Më herët, ditën e hënë mjekuar sërish refuzoi ta jepte epikrizën, e cila do të përcaktojë nëse i mituri mund të transferohet në burgun e të miturve, për të zbatuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, që është caktuar ndaj tij. Zyrtarët e burgjeve raportohet se kanë njoftuar policinë, lidhur me këtë fakt.

14-vjeçari Mario Perlleshi ndodhet në spital privat pasi mbeti i plagosur me thikë gjatë sherrit me viktimën dhe shokun e këtij të fundit, Luis Meçja, i cili ndodhet tek Trauma, me 4 plagë thike në trup.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH