Aktualitet

Çfarë fshihet pas tragjedisë së Shkodrës? Nëna me 3 fëmijët nuk u hodh nga ura, u mbytën në breg të lumit Buna

Shkruar nga Liberale

Çfarë fshihet pas tragjedisë së Shkodrës? Nëna

Detajet e fundit tregojnë se Prokuroria shkoi drejt kësaj piste, pasi trupi i vajzës se dyte u gjet gjate kërkimeve në zonën e Dajlanit rreth 100 metra nga ura e Bunës.

Tashmë për hetuesit është e qarte se Alma Arrazi e ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut.

Sa i takon hetimeve të deritanishme për tragjedinë qe ka tronditur opinionin publik, ku nëna mbyti të vegjlit e saj e më pas veten dyshimet janë tek bashkëshorti i cili mbahet në paraburgim, me akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Telefoni i Erdgys Arrazit po ekzaminohet në laboratorin kriminalistik të Tiranës për të vërtetuar nëse ky i fundit ka qenë pranë Almës dhe 3 fëmijëve në kohën kur dyshohet të jetë kryer vetëmbytja.

Për analizimin e qelizave telefonike janë kërkuar të dhëna nga kompania celulare, si dhe po shihen mesazhet e komunikimet e tij mbrëmjen e 2 majit. Ndërsa telefoni te ndjerës nuk është gjetur në vendin e dyshuar të ngjarjes. Në shkurre janë gjetur kukulla dhe ambalazhe ushqimore por ende s’ka përgjigje nga laboratori shkencor nëse ato i përkasin të ndjerëve.

Nga ana tjetër, personi kyç deri tani për hetuesit është kunata e Almës, Valentina Arrazi, e cila siç shihet në pamjet e fundit, ka pirë kafe me të para aktit ekstrem të vetëfjilimit me 3 fëmijët.

Në dëshminë e parë, Valentina Arrazi ka thënë se Alma është ndarë me të duke i thënë se do të shkonte tek i vëllai në Durrës, për tu qetësuar pas debateve me bashkëshortin. Hetuesit thanë se ajo do të merret sërish në pyetje me qëllim nxjerrjen e të tjera të dhënave që mund të zbardhin këtë ngjarje tragjike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH