Aktualitet

Abuzimet me tenderat në Universitetin Bujqësor/ Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendim për 24 masat e sigurisë

Shkruar nga Liberale

Abuzimet me tenderat në Universitetin Bujqësor/ Gjykata e

Gjykata e Posaçme është tërhequr për të dhënë vendimin në lidhje me 24 masat e dhëna ndaj pedagogëve dhe zyrtarëve të administratës se universitetit bujqësor të Tiranës.

Pedagogët dhe zyrtarët akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Gjykata e Posaçme me urdhër të SPAK dha 24 masa sigurie, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 të tjerë u lanë në “detyrim paraqitjeje”.

Me urdhër të SPAK u arrestuan: Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i  prokurimeve publike në universitet, Mehmet Qoshja, specialist për fondet, ndërsa Piro Zoga, për të cilin po ashtu ka masë sigurie “arrest me burg”, nuk është bërë ekzekutimi i masës për shkak se ndodhet jashtë vendit.

Sipas SPAK, hetimet u referuan nga policia e shtetit dhe nga hetimet janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH