Aktualitet

Erzen Breçani transportohet në spitalin e burgut

Shkruar nga Liberale

Erzen Breçani transportohet në spitalin e burgut

Ish-nën drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar sot nga paraburgimi, në ambientet e spitalit të Burgut.

Burime për mediet bëjnë me dije se Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura, një fakt që e ka deklaruar edhe ai më herët.

Nga ana tjetër, Erzen Breçani ka kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.

Kujtojmë se Breçani u arrestua më 21 nëntor 2023 e kaluar me akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal më 21 nëntor. Grupi akuzohet se është përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish -zyrtarë.

Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u ekzetuan 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërisë.

Në pranga si anëtarë të dyshuar të këtij grupi ranë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani; shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukësi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH