Aktualitet

EMRI/ U hoq si punonjëse e Kadastrës dhe se do t'i legalizonte pronën një shtetasi, arrestohet 34-vjeçarja që mashtroi qytetarin

Shkruar nga Liberale

EMRI/ U hoq si punonjëse e Kadastrës dhe se do t'i legalizonte

Një 34-vjeçare është arrestuar nga Polcia e Tiranës, për shkak se ka mashtruar një qytetar duke iu prezantuar si punonjëse e Kadastrës dhe se do t’i legalizonte pronën. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasja Malvina Koçi.

E reja është arrestuar gjatë kohës që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë. Policia ka mundur të sekuestrojë shumën e parave, një makinë ‘Audi’ dhe 2 celularë. Ndërkohë është shpallur në kërkim një 41 vjeçar I cili dyshohet se ka bashkëpunuar me të renë për të mashtruar qytetarin.

“Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës si punonjëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja M. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.”, njofton policia

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH