Gjykata e Tiranës caktoi masën detyrim për paraqitje për Ilir Hamedanin, i arrestuar gjatë protestës së opozitës të martën.
Hamedani, sipas prokurorisë, me veprime të dhunshme ka bllokuar lëvizjen e një mjeti dhe ka goditur drejtuesin e tij.
Ndaj tij rëndojnë dyshimet për “pengim të qarkullimit të mjeteve”, “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.