Aktualitet

EMRI/ Tentoi të korruptojë punonjësit e IMT-së në Elbasan, arrestohet 51-vjeçari

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Tentoi të korruptojë punonjësit e IMT-së në

Një 51-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK.

Gentian Bako akuzohet se ka tentuar të korruptojë punonjës të IMT-së në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

NJOFTIMI I POLICISË: 

Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar "Deceit".

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje rryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH