Aktualitet

EMRI/ Shfrytëzonte vajzën e re për prostitucion, arrestohet tutorja në Fier

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Shfrytëzonte vajzën e re për prostitucion, arrestohet

Një 37-vjeçare është arrestuar sot nga Policia në Fier, pasi ka shfrytëzuar për prostitucion një 24-vjeçare. Lidhur me këtë rast, janë proceduar penalisht 4 shtetas të tjerë. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasja Flurime Avdulaj, 37 vjeçe, banuese në Fier.

“Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja Flurime Avdulaj, 37 vjeçe, banuese në Fier.

37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH