Aktualitet

EMRI/ Priste kokainën në Angli që i sigurohej nga Shqipëria, identifikohet dhe shpallet në kërkim 37-vjeçari

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Priste kokainën në Angli që i sigurohej nga Shqipëria,

Identifikohet dhe shpallet në kërkim pritësi i kokainës që u kap në Portin e Durrësit dy ditë më parë.

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Fatbardh Cuni. Mësohet se ai do të priste drogën në Angli, për të vijuar më pas me shpërndarjen dhe shitjen e saj atje.

Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Kujtojmë se më herët në prangat e policisë së Durrësit ranë 38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Cuni, të cilët janë kushërinj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH