Aktualitet

EMRI/ Në pranga punonjësi i policisë në Kukës, akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Në pranga punonjësi i policisë në Kukës, akuzohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka njoftuar sot se, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit Bekim Sulaj.

Ky punonjës shërbente në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave. Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas AMP, Bekim Sulaj ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, ku u dokumentuan raste të përvetësimit të paligjshëm të vlerave monetare nga punonjësit e qarkullimit rrugor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH