Aktualitet

EMRI/ Kush është shoferi shkodran që drejtonte “Benz-in” me emigrantë në Këlcyrë, të gjithë patën fatin tragjik

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Kush është shoferi shkodran që drejtonte

Identifikohet shoferi i mjetit, ku humbën jetën 7 emigrantë të vendeve të treta, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Këlcyrë.

Burime për mediet bëjnë me dije se shoferi i cili ashtu mbeti i vdekur, është Edison Bregaj nga Shkodra.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa sipas policisë shoferi  ka shtuar shpejtësinë e mjetit, për t’i iku patrullës së policisë që e kishte pikasur duke ecur me klandestinë brenda në mjet.

Këlcyrë/Informacion shtesë: 

Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH