Aktualitet

EMRI/ I vihet flaka gjatë natës makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, digjet dhe një mjet aty pranë, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale

EMRI/ I vihet flaka gjatë natës makinës së kryeinxhinierit

Dy automjete të parkuara janë djegur gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës. Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

Mësohet se njëri prej automjeteve është i kryeinxhinierit të OSHEE, Durrës, shtetasit Arben Alushi.Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.

Zjarri ka nisur te makina e Alushit dhe më pas flakët janë përhapur, duke përfshirë dhe makinën tjetër. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH