Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg, ekstradohet nga Greqia 48-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Liberale

EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg, ekstradohet nga Greqia 48-vjeçari

Një 48 vjeçar nga Gjirokastra është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.

Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar Surja Sinani me 6 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë. 48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH