Aktualitet

EMRI/ I akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, 60-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ I akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal,

Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar në Elbasan, i cili është i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh.

Fadil Demaj, me masë sigurie arresti në shtëpi, kishte dalë nga banesa dhe kur është pikasur nga policia, ka refuzuar të ndalojë, duke vazhduar kështu lëvizjen.

Më pas ai është në ndjekje dhe si rezultat u arrestua.

"Nuk iu bind Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, arrestohet 60-vjeçari. Ai është i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh.

Gjatë kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sundimit të ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit me të cilin lëvizte në lagjen “Shënkoll”, shtetasi F. D., 60 vjeç.

60-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen. Shërbimet iu vunë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.

Për shtetasin F. D., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH