Aktualitet

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë

Erjon Çaka emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Emërimi u bë me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Deri më sot, Çaka ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.

'Erjon Çaka vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe marrëdhënieve juridike ndërkombëtare. Ky emërim pritet të sjellë një qasje të re dhe efektive në trajtimin e çështjeve të pronësisë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen më të shpejtë të problemeve të qytetarëve lidhur me pronat. Ministri Manja u shpreh i bindur se Çaka do të kontribuojë ndjeshëm në realizimin e objektivave të Agjencisë dhe përmbushjen e misionit të saj' informoi sot zyra e shtypit e kësaj ministrie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH