Aktualitet

EMRI/ Dalin pamjet, si iu bë atentat SHQIPTARIT në Belgjikë, po pinte kafe kur autori i maskuar u fut në lokal...

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Dalin pamjet, si iu bë atentat SHQIPTARIT në Belgjikë, po

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një lokal, në Bruksel.

Burime për mediet bëjnë me dije se një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Agustin Kaza, ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri  nga një person i maskuar me kapuç.

Ky i fundit sipas medieve belge, e qëlloi me katër plumba shqiptarin, i cili aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

44-vjeçari është në gjendje kritike për jetën, ndërsa është publikuar momenti kur autori qëlllon me plumba shqiptarin.

“Policia u thirr pas incidentit në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një person të plagpsur me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën” , thuhet në deklaratën e policisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH