Aktualitet

EMRI| Arrestohet i “forti” në Vlorë, ishte dënuar në Itali për trafik droge

Shkruar nga Liberale

 

 

EMRI

 

Një 39-vjeçar i dënuar me mbi 7 vjet burgim nga gjykatat italiane është arrestuar këtë të martë nga policia e Vlorës.

Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkomnëtar pasi Gjykata e Firences e kishte dënuar për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.


Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.


“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Part of”.

Gjatë operacionit, në lagjen “10 Korriku”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç.

Gjykata e Firences e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH