Aktualitet

EMRI/ Apeli rikthehen në detyrë gjyqtarin e GJKKO

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Apeli rikthehen në detyrë gjyqtarin e GJKKO

Gjyqtari i GJKKO, Bib Ndreca është rikthyer në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ndreca është shkarkuar më parë nga procesi i Vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjatë seancës së sotme në KPA është vendosur rikthimi i gjyqtarit Ndreca në detyrë. Në 18 janar të vitit 2021 Ndreca është shkarkuar nga detyra e tij si gjyqtar por Ndreca apeloi këtë vendim në KPA.

Ai ishte gjyqtari i dosjes 339, ku ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak, e pas së cilave ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH