Aktualitet

EMRAT/ Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, arrestohet menaxherja dhe punonjësja, në kërkim një 19-vjeçar

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë,

Policia e Tiranës ka arrestuar menaxheren e një qendre masazhesh së bashku me një punonjëse, si dhe janë procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Të arrestuarat janë Marjeta Korfuzi dhe Aida Brahja.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, ndërsa është shpallur në kërkim një 19-vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshmshe, operacioni policor i koduar “Fusion”.

Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 19-vjeçari.

Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve së bashku me një punonjëse, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion”.

Si rezultat i tij:

u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).

u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë;

u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH