Aktualitet

EMRAT/ Vlerat fiktive të faturave i shkaktuan buxhetit të shtetit 3 mln euro dëm, arrestohen dy persona në Elbasan

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Vlerat fiktive të faturave i shkaktuan buxhetit të shtetit 3

Sajmir Xhafa 38 vjeç dhe Julian Kalo, 46 vjeç, janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja.

Dy të arrestuarit ishin shpallur në kërkim në nëntor të vitit të kaluar. 

Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Në muajin nëntor 2023, për këtë rast u arrestua administratori i biznesit, shtetasi A. P., 62 vjeç, banues në Tiranë“,  njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH