Aktualitet

EMRAT/ Të armatosur dhe me makina të blinduara, 3 të arrestuar në Fier, hodhën armët në ferra kur panë policinë

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Të armatosur dhe me makina të blinduara, 3 të arrestuar

Dy vëllezër, përkatësisht të moshës 25 dhe 24 vjeç bashkë më një 50-vjeçar, janë arrestuar sot nga policia e Fierit, pasi qarkullonin me makina të blinduara dhe me armë zjarri në qytet.

Mëoshet se në pranga ranë shtetasit: Bashkim Ahmeto, Rudolf Kuçi dhe Brajan Kuçi.

Në kuadër të operacionit ‘Armed’ u arrestuan Rudolf e Brajan Kuçi dhe Bashkim Ahmeto, të cilët pasi pikasën që po i ndiqte policia tentuan që t’i ikin efektivëve dhe hodhën armët në ferra.

2 armët e zjarrit pistoleta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar "Sundimi i ligjit", kontrolleve të ushtruara bazuar në inteligjencën polciore, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Fier dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim sherbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionion policor të koduar “Armed”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25 vjeç, B. K., 24 vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50 vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier. Këta shtetas qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë.
2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt (karburant).
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH