Aktualitet

EMRAT/ SPAK, urdhër-arrest për 3 ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ SPAK, urdhër-arrest për 3 ish-zyrtarë të lartë

Zbulohen emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë së shtetit, për të cilët SPAK ka lëshuar sot urdhër-arrest, në sajë të megaoperacionit.

Urdhër-arrest është lëshuar për Henrigert Mitrin, ish-drejtues i Policisë së Lezhës, Klodian Jasharin, si dhe Altin Morinën, ish-efektiv i RENEA.

Altin Morina është ndaluar edhe disa muaj më parë nga policia, pasi iu gjetën 113 mijë euro në mjetin luksoz.

Paratë të prerjeve 50, 200 dhe 500 euro ishin të mbështjella me qese marketi. Para uniformave blu Morina është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale pasi sipas tij paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr në bankë.

Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e Kodrës së Diellit kur ndërhyri policia, e cila e kishte survejuar pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative.

Në fillimet e karrierës së tij Altin Morina është vënë në pranga pasi kundërshtoi kolegët e tij teksa ishte duke punuar si “bodyguard” në një lokal nate në zonën e bllokut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH