Aktualitet

EMRAT/ Sekuestrohen mbi 53 mijë euro, shishe vere e veshje të padeklaruara në Portin e Durrësit, 1 i arrestuar, procedohen 2 të tjerë

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Sekuestrohen mbi 53 mijë euro, shishe vere e veshje të

Sekuestrohen në Portin e Durrësit mbi 53 mijë euro, të cilat do të futeshin në Shqipëri pa asnjë deklarim.

Për këtë u vu në pranga një 30-vjeçar, Gjon Gjoni, ndërsa dy t% tjerë u proceduan në gjendje të lirë. Bëhet fjalë për shtetasit: Ervin Qiro dhe Etmond Koçeku.

Sipas policisë, shuma monetare ishte fshehur në një furgon.

Nga kontrolli u gjetën dhe gjashtë celularë, disa veshje, 133 shishe me verë, të cilat nuk do të deklaroheshin në kufi.

"Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët e Autoritetit Doganor, evidentuan dhe goditën 2 raste të mosdeklarimit të parave dhe/ose mallrave, në këtë pikë të kalimit kufitar.

U arrestua në flagrancë shtetasi Gj. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në furgonin që drejtonte 30-vjeçari dhe që kishte shofer alternativ, shtetasin E. K., u gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte, u gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH