Aktualitet

EMRAT/ Qëlluan me armë zjarri ndaj automjetit në Kavajë, arrestohet nënkomisari, në kërkim i biri 24 vjeçar

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Qëlluan me armë zjarri ndaj automjetit në Kavajë,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë N/Komisar, Kastriot Gjolgecaj, ndërsa është shpallur në kërkim i biri i tij 24-vjeç.

Sipas informacioneve një ditë më parë në lagjen nr.2 të Kavajës janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte një 29 vjeçar.

Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar, Kastriot Gjolgecaj me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim nje tjeter shtetas si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i N/komisarit, Kastriot Gjolgecaj u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me, 24 vjeçarin (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH