Aktualitet

EMRAT/ Me urdhër të SPAK, arrestohen tre ish-drejtorë të lartë të Bashkisë së Tiranës, 6 të tjerë 'detyrim paraqitje'

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Me urdhër të SPAK, arrestohen tre ish-drejtorë të

Me urdhër të SPAK janë arrestuar tre drejtues të lartë të bashkisë së Tiranës, ndërsa tre të tjerë do të jenë me detyrim paraqitje.  

SPAK ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

Mësohet se është firmosur masa  'arrest burg' ndaj Mariglen Qato, ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe ish drejtorin e UKT-së Redi Molla.

SPAK ka kërkuar masë të dytë sigurie 'arrest me burg' edhe ish-zyrtarin tjetër të lartë, konkretisht  për Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike - Bashkia e Tiranës

Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë "arrest në burg", ndërsa 6 të tjerët "detyrim paraqitje".

Sipas SPAK për 4 vite Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, ka shpallur fitues kompaninë që ai dhe Mariglen Qato ishin ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH